Zbulohet skenari i rikthimit të Elvana Gjatës më 14 shkurt

  • 21 January 2019 - 11:38
Zbulohet skenari i rikthimit të Elvana Gjatës më 14 shkurt

Ka disa muaj që këngëtarja e njohur Elvana Gjata nuk publikon në rrjetet sociale dhe nuk është shfaqur në publik. Prej Elvanës nuk ka asnjë gjurmë që pas ngjarjes së rëndë në zonën e ishBllokut, në të cilin u përfshi edhe i fejuari i saj, Ervin Mata.

Por falë miqve të njohur, Ermal Mamaqi dhe Valdrin Sahiti, ajo u rikthye për të gjithë fansat e saj pak ditë më parë. Nga fotoja e publikuar nga Ermali, u kuptua se Elvana ndodhej në Prishtinë, ku po përgatitet për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”, që do të shfaqet më 14 shkurt në Tiranë.

Moderatori Mamaqi publikoi një foto ku ishte përkrah stilistit dhe bashkëngjitur me të shkruante: “Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata, që vetëm m’u më nxjerr keq… ‘2 Gisht Mjaltë’ së shpejti në të gjitha kinematë”. Por fakti që ai zbuloi me dashje apo pa dashje vendndodhjen e Elvanës, jeta e së cilës tashmë është e rrethuar nga një mister, duket se i hapi probleme Ermalit.

Image

 

Nisur dhe nga komentet e shumta që iu bënë fotos, ai vendosi ta fshinte menjëherë nga profili i tij, e tashmë kjo foto nuk ndodhet në “Instagram”-in e Ermalit. Gjithësesi, pas kësaj foto fshihet një skenar i mirëmenduar për rikthimin e Elvanës në mënyrën më të mirë të mundshme, pas lakimit të emrit të saj për javë e javë të tëra në faqet e kronikës së zezë.

Pasi ngriu “Instagram”-in dhe nuk postoi asnjë foto, që kur ndodhi ngjarja, ajo ka menduar të shkelë në Tiranë si një artiste e vërtetë kinemaje, kësaj here do të ndjekë nga salla e kinemasë premierën e filmit, ku kësaj here shfaqet si aktore komedie. Është një tjetër talent ky i saj, që presim të na e tregojë tashmë, duke qenë se dhe studimet e larta i ka ndjekur pranë Universitetit të Arteve për regjisurë.

Kujtojmë që xhirimet e “Dy gisht mjaltë” janë realizuar para se të ndodhte ngjarja në ish-Bllok dhe, madje, ato ditë realizuesit po merreshin me postproduksionin. Për këtë film, Ermal Mamaqi zgjodhi si bashkëprotagoniste këngëtaren Gjata, një ide që lindi pas një skeçi humoristik, që realizoi në emisionin e tij ”Xing me Ermalin”.

Xhirimet e komedisë romantike u bën në Tiranë dhe jug të Shqipërisë, ndërkohë që pritet të jetë një surprizë, përsa i përket lojës aktoriale të Elvanës, por edhe realitetit që do të sjellë për publikun, duke e nxjerrë nga profili i ulët e për ta shndërruar në një “libër” të hapur për publikun. Kjo për faktin se skenat e filmit janë ideuar në atë mënyrë që të sjellin copëza nga jeta në çift e këngëtares, e cila u komentua jo pak për faktin se jeton mes luksit dhe problemeve, pra, një fejese jo si gjithë të tjerat.

Image

 

Këtë deklarim të jetës së saj jashtë skenës, Elvana nisi ta bëntë gjatë programit “Xing me Ermalin”, ku, përveç studios televizive, ajo vendosi që intervistën, ku u rrëfye për jetën e saj, ta bënte nga ambienti i shtëpisë së saj superluksoze në Tiranë.

Pjesë e këtij filmi do të jenë edhe emra të njohur të artit shqiptar, si; Koço Devole, Mariana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori dhe Blerim Destani, kastë aktorësh që do të vihen në funksion të çiftit Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. “Filmi prodhohet nga kompania ‘Mamaqi Production’ në bashkëpunim me Elvana Gjatën.

(Kosova Sot)