Sinan Vllasaliu dhe Irini Qirjako në duet? (Foto)
Ata kanë vite në skenë, dhe kanë një opus të pasur këngësh, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Fjala është për këngëtarin e mirënjohur shqiptar Sinan Vllasaliu dhe këngëtaren e njohur Irini Qirjako, të cilët gjatë një koncerti ku kanë qenë të ftuar për të përformuar, kanë pozuar së bashku.
A do të thotë kjo se dyshen mund ta shohim edhe në një duet së bashku?
"Irini Qirjako, nder dhe kënaqësi që e njoh", ka shkruar Sinani në profilin e tij në Instagram.
(Kosova Sot)