Njëmbëdhjetë këngët më të bukura kushtuar Pavarësisë së Kosovës (Foto/Video)

  • 17 February 2019 - 14:59
Njëmbëdhjetë këngët më të bukura kushtuar Pavarësisë së Kosovës (Foto/Video)

DITË QË POPULLI SHQIPTAR E KISHTE PRITUR ME SHEKUJ

Në këtë ditë të shënuar për popullin shqiptar, nuk kishin si të mungonin edhe këngët kushtuar Pavarësisë

Data 17.02.2018 ndryshoi hartën e botës, pasi shteti më i ri në botë, Republika e Kosovës, shpalli edhe zyrtarisht Pavarësinë e saj. Ditë të cilën populli shqiptar e kishte pritur me shekuj, atëbotë ishin më të lumtur se kurrë, që as acari i asaj dite nuk i ndaloi për ta festuar triumfin e ditës, e cila ka lënë gjurmë në histori, shkruan gazeta "Kosova Sot".

Për këtë ditë të shënuar, për popullin shqiptar, nuk kishin si të mungonin edhe këngët kushtuar Pavarësisë. Gjatë elaborimit të temës, me rastin e 11-vjetorit të mëvetësisë, kemi ardhur në përfundim se këngët më të bukura kushtuar Pavarësisë janë si vijon:

1. SHKURTE FEJZA, "MIRË SE ERDHE PAVARËSI"

Image

Nëse një këngëtare i ka kënduar më shumë atdheut, duke ngjallur ndjenjën e patriotizmit dhe atdhedashurisë te populli shqiptar, ajo pa dyshim është mbretëresha e muzikës popullore, Shkurte Fejza, e cila me rastin e Pavarësisë i fali Kosovës këngën më të bukur, "Mirë se erdhe Pavarësi". "Ti na erdhe Pavarësi, lot e gjak në ty janë shkri, sa shumë njerëz me mall kanë vdekë, edhe sytë çel u kanë mbet, Oj Kosovë për ty po knojmë, a e di sa shumë të dojmë, plot me gëzime lot t'u derdhë, me flamur sot të kemi pështjellë, sikur nuse t'kemi ba, nanë Shqipëria don me t'pa, don me t'pa përhajr me t'pa, edhe dorën me ta dhanë, me u bashku si kurrë më parë, përhajr të qoftë dhe ty moj Nanë". 

 

2.ILIR SHAQIRI, "PAVARËSIA" 

Image

Këngëtari i heronjve, Ilir Shaqiri, shumë këngë të opusit të tij ua ka kushtuar trimave shqiptarë që dhanë jetën për atdhe. Derisa në prag të 17 shkurtit publikoi këngën epike "Pavarësia", duke i dhënë jehonë festës. "O sot ka festë Kosova, gëzim i madh në zemrat tona, o sot ka festë Kosova, brohorasin malet tona, shkrepi dielli i Ilirisë, mbi fusha të Arbarisë, erdhi dita e Pavarësisë n'troje t' lashta të Dardanisë".

?

 

3. REMZIE OSMANI, "LUM KOSOVA PËR TY"

 

Image

Përveç këngëve të dashurisë, këngëtarja Remzie Osmani ia kushtuar një perlë edhe atdheut të saj të dashur, Kosovës. "Boll, boll njëqind vjet, morëm plagë e bëjmë gajret, sot shqipja me bijë të vet fluturon në qiell të vet, pavarësinë e gëzofshi përjetë".

 

4. SHYHERETE BEHLULI, "PAVARËSIA"

 

Image

Me zërin e saj të ëmbël, për Kosovën nënë, edhe këngëtarja Shyherete Behluli ia dedikoi një këngë tejet të bukur. "Pavarësinë e fituam, por shumë shtrenjtë e paguam, edhe gëzim edhe pikëllim ka Kosova, vendi im".

5. MAHMUT FERATI, "PËR PAVARËSINË"

 

Image

Këngëtari i njohur, Mahmut Ferati, ia kushtoi një perlë tjetër Kosovës, me rastin e festës së Pavarësisë, një tekst i mrekullueshëm dhe një interpretim që të lë pa fjalë. "Kurrë ma mirë s'ra qiftelia, knoj me zemër kangët e mia, kurrë ma n'gëzim se sot nuk knova, pavarësinë e gëzoftë Kosova".

6. AFËRDITA DEMAKU ,"GËZUAR PAVARËSIA"

 

Image

Edhe këngëtarja e njohur nga Drenica, Afërdita Demaku, i përkushtoi këngë Kosovës së saj, duke e interpretuar shkëlqyer çdo strofë të këngës "Gëzuar Pavarësia", nën ritmet e tupanëve e çiftelisë. "Gëzuar motra e vllazni, gëzuar t'shtrenjtën pavarësi, gëzuar shokë e miqasi, Kosovën shtetin ma të ri".

 

 

7. VIOLETA KUKAJ, "PAVARËSINË E GËZOFTË KOSOVA"

 

Image

Në listën e këngëve më të bukura nuk kishte si të mungonte as kënga e Violetës, "Pavarësinë e gëzoftë Kosova", e cila na sjell tamam ritmin e festës. "Gëzon Presheva e Ulqini, Çamëria e Tetova, nga Tirana vjen urimi: Pavarësinë e gëzoftë Kosova". 

 

8. RIFAT BERISHA, "PAVARËSIA"

 

Image

Këngëtari i njohur i muzikës popullore dhe folklorike, Rifat Berisha, përmes këngëve të tij, përherë i ka kënduar atdheut dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as me rastin e Pavarësisë. "Sikur uji që shuan etjen, ne po të presim pasha besën, ne po të presim pavarësi, përgjithmonë, përgjithmonë frymojmë liri".

 

9. MEDA, "PAVARËSIA"

Image

Publiku shqiptar e identifikon me këngët e dashurisë, por kur është fjala për këngë kushtuar atdheut, e aq më tepër Pavarësisë, këngëtari i njohur, Meda, i çan me interpretimin e tij. "Festoni, festoni, festën më të madhe, Shkupi e Tirana, n'Prishtinë hedhin valle, festoni, festoni, festën e Kosovës, sot bashkohen shqipet n'katër anët e botës"

 

 

10. MERA ZYMERI, "PAVARËSIA"

 

Image

Këngë dedikuar më të shtrenjtës pavarësi i kushtoi edhe këngëtarja Mera Zymeri, duke interpretuar shkëlqyer tekstin e këngës "Pavarësia". "Edhe ne gjithmonë ëndërruam të jemi në Evropën e bashkuar, prandaj dy gishta lart i qova, prano përshëndetje nga Kosova".

 

11. DAVA GJERGJI, "FJALA E PARË PAVARËSIA"

Image

Top njëmbëdhjetëshin e këngëve më të bukura kushtuar Pavarësisë së Kosovës e përmbyll këngëtarja e njohur, Dava Gjergji, me këngën e saj "Fjala e parë është Pavarësia". "Jam Kosova e po thërras, ma ka zgjat jetën liria, me gjuhë shqipe kur unë flasë, fjala e parë është Pavarësia".

 

Autor: Armend Preteni

(Kosova Sot)