Shkurte Fejza në zi, humb mësuesin e saj (Foto)

  • 19 February 2019 - 20:57
Shkurte Fejza në zi, humb mësuesin e saj (Foto)

Vetëm pak javë më parë ajo kishte takuar mësuesin e saj të artit muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E pikërisht sot Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza ka marrë lajmin e hidhur se mësuesi i saj Ibrahim Hamiti ka ndërruar jetë.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, këngëtarja ka zgjedhur fjalët më të bukura për nder të kujtimit të mësuesit i cili zbuloj një sërë talentësh nga Mushtishti.

"Pusho në paqe Mësuesi meritor Ibrahim Hamiti.Do të kujtojmë përherë si njeriu që tërë jetën ishe i lidhur shpirtërisht dhe profesionalisht me artin muzikor, me këngën e pastër shqipe. Mungesën Tënde e ndjejme me dhembje por puna dhe vepra e jote do të jetoj në pafundësi. 
Ngushëllime Familjes dhe miqëve".

 

(Kosova Sot)