Komplimenti mjafton

  • 21 March 2019 - 08:23
Komplimenti mjafton

Kylie Jenner ekspozon të brendshmet e saj prej neoni nën fustanin e bardhë, para se të dilte me shoqërinë Ajo ishte thellë e përfshirë në disa skandale personale, nga drama me të dashurin e deri te telashet me miken e saj, turbulencat në familje e gjithçka në këtë mes. Por Kylie Jenner nuk u duk sikur kishte brengat e botës derisa kishte pozuar në dhomën e saj të ditës këtë të mërkure.

Bukuroshja 21 vjeçe u duk mahnitëse në të brendshmet prej neoni, veshur nën një fustan të hollë e të tejdukshëm dhe me ngjyrë të bardhë, para se të dilte me miqtë e saj. Përderisa linjat e saj ishin mbuluar me fustanin e bardhë, fustani pak kishte bërë punë për t'ia fshehur të brendshmet e saj. Me gjithë faktin se po qarkullojnë fjalë se ajo dhe Travis Scott nuk po kalojnë mirë, ai nuk kishte hezituar ta komplimentojë nënën e fëmijës së saj.

(Kosova Sot)