Hairi i taksistit

  • 21 March 2019 - 08:29
Hairi i taksistit

Rita Ora mëson gjuhën spanjolle nga taksisti për bashkëpunimin me Sofia Reyesin. Rita Ora së fundmi është bashkuar me Sofia Reyes dhe Anitta në këngën "R.I.P.". Kënga, lansuar javën e kaluar, është një përzierje spanjolle, angleze, dhe portugeze.

Ora dhe Reyes kanë meritat për shkrimin e këngës. Kur kishte folur për "The Sun", Sofia ka bërë të ditur se shoferi i taksisë së Rita-s ishte personi që e kishte mësuar spanjisht për këngën. "Ajo ma ka treguar këtë tregim kur po vinte në studio dhe nuk dinte të fliste gjë në gjuhën spanjolle", ka thënë Reyes. Rita Ora aktualisht është në promovimin e turneut të saj "Phoenix World Tour". Pjesa e fundit e turneut të saj është në Evropë.

(Kosova Sot)