“Më kishin thënë, por duhej ta provoja në lëkurë”! Eksperienca e frikshme e Jonida Maliqit me dietën “Dukan” që përfundoi në spital!
Jonida Maliqi ka ndarë me ndjekësit e saj dhe miqtë në Instagram një përvojë mjaft të frikshme në lidhje me shëndetin e saj. Në një seri postimesh në Instagram, ajo tregon pasojat e të mbajturit dietë prej kohësh, dhe kryesisht dietave proteinike si ajo “Dukan”.
Që pas lindjes së djalit, Jondia shprehet se ka besuar gjithmonë te dietat, edhe pse e dinte se kanë efekte anësore.
“Kam besuar ndër vite tek dietat sidomos pas lindjes së tim biri. Prej 8 vitesh hera herës kur e kaloja masën e të ushqyerit, unë aplikoja fazën e atakut të dietës “Dukan” që ka bazë proteinike. Më kishin thënë që ka efekte anësore, por duhet ta provosh në lëkurë e të ndërgjegjësoshesh fort”.
Këngëtarja e njohur u zgjua me një dhimbje në këmbën e majtë që u përkeqësua gjatë ditës. Fatmirësisht ajo arriti ka kapë problemin në kohë dhe tani i duhet të ruhet me ushqimet për të mos marrë shumë proteina, masën e të cilave e ka tejkaluar:
“Dje në mëngjes ngrihem me një dhimbje relativisht të lehtë në këmbën e majtë dhe u përkeqësua gjatë ditës. E ndjeja këmbën e rënduar nuk peshoja dot në të. Sot mu desh të shkoja në spital, bëra një grafi, fatmirësisht s’kishte gjë problematike, por doktori e kuptoi që kisha abuzuar me dietat proteinike. Pata kriza uricemie të forta, tani duhet të kujdesem shumë mbi një dietë të shëndetshme, nuk duhet të konsumoj për shumë kohë djathin e bardhë, domatet, sardelet meqë kam abuzuar me proteinat”, shprehet Jonida.
Këngëtarja më tej tregon frikën e madhe që ndjeu kur kërkoi online mbi gjenjen e saj, që mund të përkeqësohej deri në artrit apo kalcifikim, nëse vijone me të njëjtat dieta.
“Ajo që më trembi gjatë kohës që po prisja ekzaminimin, fillova duke bërë një research mbi këtë problematikë dhe pasojat mund të kalojë në artrit deri në kalcifikim, vetëm për të qenë në formë, të dukesh bukur para të tjerëve, para komplekseve që më janë indokrinuar që në moshë të vogël kur kam qenë paska mbipeshë”.
(Kosova Sot Online)