Genta Ismajli fotografohet me barkun e rrumbullakosur, e lumtur shumë me biznesmenin turk
Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli është shfaqur për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në Zvicër.
E buzëqeshur e me një fustan të zi, ajo duket shumë elegante edhe pse është disa muajsh shtatzënë. Fotoja është shkrepur në një dyqan lulesh në Zvicër, ku duket se këngëtarja shqiptare po kalon disa kohë.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur para disa muajsh bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin turk, Hysein Usta.
(Kosova Sot Online)