Bebe Rexha flet për herë të parë për të dashurin
Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, konfirmoi pak ditë më parë lidhjen e re të dashurisë. Shqiptarja publikoi një fotografi krah partnerit, por duke u kujdesur për të mos i zbuluar identitetin.
Edhe pse 31-vjeçarja i mbuloi fytyrën, mediat e huaja zbuluan menjëherë se partneri i saj është kinematografi Keyan Safyari.
Madje po sipas mediave të huaja, ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një “Ferrari” me rastin e ditëlindjes.
Ndërkohë, së fundmi në një intervistë për “Entertainment Tonight” Bebe ka folur për herë të parë rreth tij. Këngëtarja është shprehur se ai është një njeri i veçantë dhe ndjen se është i duhuri për të.
Gjithashtu duket se gjërat mes dyshes janë serioze, pasi ajo e ka prezantuar dhe me familjen. “Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Kam një njeri të mrekullueshëm në jetën time. Jam shumë mirënjohëse dhe thjesht po shijoj jetën time.”, tha Bebe për ET.
“Është një njeri i mirë. Ky djalë është i veçantë, ai kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë. Ai është thjesht një person i mahnitshëm, dhe më bën të lumtur! Thjesht ndihem mirë.”, shtoi më tej artistja shqiptare.
(Kosova Sot Online)