Kur publikohet bashkëpunimi i David Guettas me Bebe Rexhën, Ty Dolla dhe Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie?
DJ i famshëm francez, David Guetta, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që është një bashkëpunim.
Ai ka bashkuar forcat me artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhën dhe artistët amerikanë: Ty Dolla Sign e A Boogie Wit Da Hoodie.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të shpërndarë me fansat në rrjete sociale, përkatësisht në Facebook.
Bashkëpunimi i katër yjeve të suksesshëm bëhet e ditur se do të lansohet ditën e premte (29 tetor).
“Family në bashkëpunim me Bebe Rexha, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie po vjen të premten”, ka shkruar ai.
Bebe ndërkohë ka edhe bashkëpunime të tjera me DJ e njohur që tashmë numërojnë miliona klikime në YouTube si: “Say My Name”, “Get Together”, “Blue” etj.
Besohet që edhe ky duet do ketë reagime të shumta pozitive dhe do shndërrohet në një nga hitet e kësaj kohe.
Ylli nga Dibra tashmë ka nisur punën edhe për disa prurje të reja solo që do t’i sjellë në vijim.
(Kosova Sot Online)