Kim Kardashian kalon provimin e jurisprudencës

  • A.P /
  • 13 December 2021 - 21:08
Kim Kardashian kalon provimin e jurisprudencës

Ka famë, pasuri dhe çdo gjë që ka ëndërruar, por Kim Kardashian nuk e ka lënë anash as shkollimin dhe synimet për të qenë një avokate e diplomuar.

Dhe tashmë ajo është rrugës për të arritur këtë, pasi së fundmi ka njoftuar se ka kaluar provimin e jurisprudencës.

Kështu ka bërë të ditur vet ylli 41-vjeçar përmes një postimi në Instagram, duke thënë se ndihet krenare për gruan që është sot.

Pas tri dështimeve, themeluesja e “SKIMS”, tha se më në fund ia doli dhe për këtë do të ishte krenar edhe babai i saj i ndjerë.

Image

(Kosova Sot Online)