Alec Baldwin rikthehet në punë pas tragjedisë në filmin “Rust”, rrëfen ditën e parë në xhirime
Alec Baldwin ka rrëfyer përjetimet e tij për ditën e parë të rikthimit në punë pas tragjedisë së xhirimeve të filmit “Rust” ndodhur në tetor të vitit që lamë pas. Aktori vrau një kineaste dhe plagosi rëndë regjisorin në sheshin e xhirimit të filmit teksa po shkrepte njw armë zjarri, e cila supozohej të ishte jo e mbushur me fishekë.
Aktori i njohur i është rikthyer xhirimeve në një tjetër film në Londër dhe shprehet se i duket tepër e çuditshme të bëjë punën që dikur e bënte me pasion.
“Siç premtova do t’ju rrëfej disa nga përjetimet pasi fillova sërish të udhëtoj dhe punoj. Sot ishte dita e parë e punës, e cila është gjithmonë më e vështira. Nuk punoj më sa më parë. Shkoj në punë dhe harroj se çfarë supozohet të bëj.”-shprehet Alec Baldwin.
Baldwin shtoi se ai nuk ka punuar që nga momenti i tragjedisë dhe se vazhdon ta ketë të vështirë edhe pse kanë kaluar katër muaj tashmë. Gjithashtu, ai shprehet se i mungon shumë familja e tij ndërkohë që është duke punuar.
Rikujtojmë që incidenti i cili rezultoi fatal në xhirime solli vdekjen e kineastes Halyna Hutchins. Ajo nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga e shtëna e armës duke lënë pas bashkëshortin Matthew Hutchins dhe djalin e vogël Andros.
(Kosova Sot Online)