Ronela Hajati shpërthen ndaj koleges së saj

  • A.P /
  • 09 December 2024 - 11:48
Ronela Hajati shpërthen ndaj koleges së saj

Në “Postfestivalin” e “Kënga Magjike”, u hap një debat nga artisti Tiri Gjoci, që kishte të bënte me pikët e dhëna nga juria, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky debat përfshiu dhe Marsela Çibukajn, si dhe Ronela Hajatin.

 

Një pjesë nga debati:

Marsela: Arti duhet të ketë një kriter kryesor, sportivitetin, gjë që se kam parë tek shumë ‘big’ këtë festival. Merni pjesë në konkurim, ka dhe këngë të tjera më të bukura në gjykimin e disave.

Ronela: Meqë është kryesore sportiviteti edhe ti nuk është se i mer me shumë sportivitet disa gjëra që të thonë, mban një qëndrim.

Marsela: Në rastin konkret, Ronela Hajatit që është një këngë moderne, dhe pse është jashtë stilit që unë më së shumti praktikoj, por vlerësoj faktin që kjo artiste është shumë e guximshme

Ronela: Pse mi ça bëra unë aty, vrava njeri? Ça është kaq guxim i madh, kënga është baladë. Këtë muhabet keni me mua, provokuese, e guximshme.

Image

(Kosova Sot Online)