Me flamurin kuqezi

  • 09 June 2016 - 17:16
Me flamurin kuqezi

Ky flamuri me dy krena

Ne shqiptarët ja ku jena,

Ti bashkojmë trojet tona

Kjo Kosova është e jona.

 

Kjo Shqipëria jeton me nder

Si shqiponja me dy krerë,

Këta shqiptarë kudo që janë

Shqipërinë tonë nënë e kanë.

 

KJo Shqipëria një shekull e tri vjet

Si e copëtuar u bë shtet,

Bukur valon flamuri kombëtar

Popull i mirë çdo shqiptar.

 

Për atdhe  e për flamur

E dha jetën nuk harrohet kurrë,

Se me gjak fitohet liria

Populli trim është Shqipëtaria.

 

Shqipërinë tonë e ndau Evropa

Na e bëri copa, copa,

Kur Kosova e fitoi lirinë

Me u bashkua me Shqipërinë.

 

Shpëtim Sadiku, sh.f. “Shaban Idrizi”, Zhabar, Mitrovicë