Atdheu ynë është kjo tokë
Uji i lumit Ibër
Është pasuri jetësore,
Ujiten ara e kopshte
Në stinën verore.
Bimët janë të gjelbërta
Jepin fryte të mira,
Lavërtari kur punon
I qeshet fytyra.
Fshatarët e fshatit tim
I kanështëpitë e reja,
Jetën e kanë të lumtur
Mbretëron gëzimi e hareja.
Bashkëjetesa e fshatarëve
Traditë e kanë bujarinë,
Kosova e jonë trime
Mburret me rininë.
Ditë e lumtur e shumëpritur
Për Kosovën e shumëndritur,
Atdheu ynë është kjo tokë
Jetojmë si vëllezër, jetojmë
Si shokë.
Gentiana Gashi, sh.f. “Hajrullah Shala”, Okrashticë”, Vushtrri