Lexoni edhe:
Apple lëshon iOS 14 – instalojeni për t’i shijuar këto funksione të reja në iPhone
GoPro për 15 vite me radhë ka mbajtur fronin në industrinë e kamerave me rezolucion të lartë, që janë praktike të barten në terrene të ndryshme dhe që janë rezistente ndaj ujit, pluhurit dhe kushteve të ndryshme klimatike.
Së fundmi ka lansuar produktin më të re GoPro Hero 9, bëhet fjalë për një kamerë të re që ka një bateri më të madhe, trup dhe rezolucion shumë më të lartë të fotografive.
Apple lëshon iOS 14 – instalojeni për t’i shijuar këto funksione të reja në iPhoneLexoni edhe:
Ajo çfarë e bën unike këtë kamerë është se për herë të parë vjen me një mbështjellës të vetin, që nuk është i punuar nga plastika dhe mbron objektivin nga pluhuri e uji.
Kamera ka një sensor prej 23.6 megapikselë dhe regjistron video në formatin 5K, derisa fotografitë shkrepen me objektivin prej 20 megapikselë.
Kur flasim për bateri, GoPro ka bërë përmirësime të dukshme ku me instalimin e baterisë se re ajo mund të regjistroj për 30 përqind më shumë sesa modelet e mëparshme.
Çmimi fillestar i Hero 9 është 349.98 dollarë, derisa modeli paksa më i avancuar 449.99 dollarë. Të gjithë të apasionuarit pas videove që realizohen nëpër terrene të vështira mund ta porositin në platform të ndryshme.
(Kosova Sot Online)