
Lexoni edhe:
Ç’tregojnë rrjetet sociale për njerëzit? Gjërat që mund të mësojmë për ta
Investitorët i larguan 50 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë Tesla pavarësisht premtimit të shefit ekzekutiv të saj, Elon Musk, për ta ulur çmimin e veturave elektronike deri në 25 mijë dollarë, por jo para tre vjetëve.
Vlera e kësaj kompanie në treg ra për 20 miliardë dollarë vetëm dy orë para mbylljes së tregut të martën, pasi shefi dhe zyrtarët e tjerë të kompanisë i prezantuan strategjitë prodhuese dhe baterinë e re për vetura elektrike. Aksionet u mbyllën me 5.6 për qind rënie dhe pas disa orëve ranë përsëri për 6.9 për qind.
Ç’tregojnë rrjetet sociale për njerëzit? Gjërat që mund të mësojmë për taLexoni edhe:
Investitorët kishin pritur dy njoftime të rëndësishme në ditën që Musk e kishte quajtur “Dita e Baterisë” – zhvillimin e një baterie me të cilën mund të udhëtohet një milion milje dhe që qëndron mbi dhjetë vjet si dhe një cak të saktësuar për zvogëlimin e kostos. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk u ofrua.
Musk premtoi se në vitet e ardhshme do ta përgjysmojë çmimin e baterisë në mënyrë që çmimi i veturave elektrike të jetë i përballueshëm, shkruan Reuters.
“Brenda tre vjetësh, ne mund të bëjmë një veturë prej 25 mijë dollarësh që do të jetë e krahasueshme ose pak më e mirë se një veturë me benzinë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)