Roboti në Japoni ua kujton me dashamirësi njerëzve të mbajnë maskë

  • E. /
  • 20 November 2020 - 09:58
Roboti në Japoni ua kujton me dashamirësi njerëzve të mbajnë maskë

T'ia kërkosh klienti të vërë maskë është çështje e ndjeshme edhe gjatë një pandemie, kështu që një dyqan japonez ia besoi këtë një roboti.

"Më falni që po ju shqetësoj, por a mund të vëni maskën", thotë një robot i vogël që lëviz mbi dy rrota deri sa i afrohet një klienti me fytyrë të zbuluar, sipas një videoje të postuar nga prodhuesit e makinave në internet.

"Faleminderit për mirëkuptim", thotë roboti dhe përkulet me mirënjohje kur personi bën siç i kërkohet.

Ky robot diplomatik është vënë në punë në një dyqan sportiv në Osaka në Japoninë perëndimore si pjesë e kërkimit të kryer nga ATR-ja nga Kyoto, prodhuesi i tij.

Të pajisur me kamera dhe lazer për zbulim, "Skllevërit", si i quajnë këta robotë, mund të identifikojnë klientët që nuk mbajnë maskë dhe që qëndrojnë shumë afër në radhë dhe ai u thotë të mbajnë distancën e kërkuar.

Japonia është më pak e prekur nga pandemia se vendet e tjera, por aktualisht infeksioni i koronavirusit po rritet përsëri, dhe rekordi prej 2,200 rastesh të reja të infeksionit u regjistruan dje.

(Kosova Sot Online)