Lexoni edhe:
TikTok nën vëzhgim për shkak të një sfide të çuditshme: Ja çfarë thonë ekspertët
Një maskë fytyre me një amplifikator dhe një mikrofon që ndihmon edhe zërin të jetë më i qartë, është koncepti më i ri nga prodhuesi i pajisjeve të lojrave “Razer”.
Kjo maskë për fytyrën ju ndihmon të luani lojëra të ndryshme.
TikTok nën vëzhgim për shkak të një sfide të çuditshme: Ja çfarë thonë ekspertëtLexoni edhe:
Ajo është e pajisur me një amplifikator dhe mikrofon, si dhe përmban respiratorë mjekësore.
Maska mund të rimbushet dhe dezinfektohet me UV në kutinë e tij të ruajtjes. Sipërfaqja e tejdukshme është krijuar për të zbuluar shprehjet e fytyrës dhe ka drita të brendshme për kushte më të errëta.
“Pra, ajo që unë do të bëj është, do të aktivizoj teknologjinë me dritë të ulët, dhe kur të vesh maskën ju mund të shihni se sa mirë ndriçohet fytyra ime”, tha drejtori i marketingut dhe zhvillimit të biznesit, Kushal Tandon.
Koncepti më i ri i maskës është prodhuar nga kompania “Razer” dhe ka për synim të bëjë jo vetëm më të sigurt lojërat, por edhe të krijojë kushte më të mira për përdoruesit.
“Qëndroni të sigurt pa sakrifikuar stilin tuaj” kjo është motoja e Razer, është një maskë e ripërdorshme dhe ka një efikasitet të filtrimit bakterial 95% për t’ju dhënë mbrojtje.
(Kosova Sot Online)