Lexoni edhe:
Si ta kuptoni që dikush po ju përndjek në WhatsApp e Instagram?
Apple është vënë në kërkim të inxhinierëve për të punuar në teknologjinë e ardhshme wireless 6G sipas një raporti që vjen nga Bloomberg, transmeton PCWorld Albanian.
Kompania adoptoi vitin e kaluar konektivitetin 5G për iPhone dhe 6G nuk do të mbërrijë për paktën deri dekadën e ardhshme që i bie të jetë viti 2030.
Si ta kuptoni që dikush po ju përndjek në WhatsApp e Instagram?Lexoni edhe:
Vende të hapura pune në këtë teknologji janë listuar tek kompania dhe thotë se inxhinierët do të përcaktojnë konceptet e teknologjisë së ardhshme, të zhvillojmë algoritme dhe të kontribuojnë në zhvillimin e standardit 6G të 3GPP.
Kompania ju bashkua gjigantëve si Google, Facebook, Ericsson, Nokia, AT&T, T-Mobile, dhe Verizon në Aleancën Next G në Nëntor. Shumica e këtyre grupeve synojnë të komercializojnë teknologjinë 6G në 203-ën.
Lëvizja është pjesë e një trendi nisur nga Apple për të zhvilluar çipet e saj. Aktualisht në modelet iPhone 12 Apple përdor modemët 5G të Qualcomm.
Ky i fundit do të sjellë modemët X60 dhe X65 në modelet e ardhshme të iPhone për 2021 dhe 2022 duke mundësuar shpejtësi deri në 10Gbps.
(Kosova Sot Online)