
Lexoni edhe:
Audi prezanton “rrufenë” RS e-tron GT
Rrjeti social, Facebook, do t’i kthejë faqet e lajmeve në platformën e vet në Australi, pasi qeveria australiane ofroi amandamentim të ligjit të propozuar rreth detyrimeve të gjigantëve të medieve sociale për të paguar për përmbajtjet e publikuara në faqet e tyre.
Australia dhe rrjeti social me pronar amerikan janë përfshirë në një bllokadë për më shumë se një javë, pasi qeveria prezantoi legjislacion që e sfidoi mbizotërimin e Facebook-ut dhe Google-it në tregun e lajmeve.
Audi prezanton “rrufenë” RS e-tron GTLexoni edhe:
Facebook-u javën e kaluar i bllokoi të gjitha lajmet në platformën e vet si dhe disa llogari të agjencive qeveritare në Australi, shkruan Reuters.
Megjithatë, pas një vargu bisedimesh gjatë fundjavës mes shefit të rrjetit social, Mark Zuckerberg, dhe zyrtarëve australianë, u arrit një marrëveshje.
“Ne jemi të kënaqur që qeveria australiane është pajtuar për një numër ndryshimesh dhe garancish që i adresojnë shqetësimet tona thelbësore rreth lejimit të marrëveshjeve tregtare që e njohin vlerën që platforma jonë u ofron publikuesve e që lidhet me vlerën që ne marrin prej tyre”, thuhet në deklaratën e Facebook-ut.
Hartuesi kryesor i ligjit kundërthënës që shkaktoi mosmarrëveshje, Rod Sims, i cili është kryetar i Komisionit Australian për Konkurrencë dhe Konsumatorë, ende nuk e ka komentuar arritjen e marrëveshjes.
(Kosova Sot Online)