Lexoni edhe:
Në tetor të këtij viti pritet të dal në shitje makina fluturuese
Shefi i prodhuesit të veturave elektrike, Tesla, tha të mërkurën se klientët tani e tutje mund të blejnë vetura të kësaj kompanie përmes kriptovalutave bitcoin, duke shënuar hap të madh drejt përdorimit të këtyre valutave në tregti.
“Tani mund të blini Tesla me bitcoin”, shkroi Musk në Twitter, duke shtuar se opsioni do të jetë i mundshëm edhe jashtë Shteteve të Bashkuara më vonë gjatë këtij viti.
Në tetor të këtij viti pritet të dal në shitje makina fluturueseLexoni edhe:
Prodhuesi amerikan muajin e kaluar tha se ka blerë bitcoin në vlerë të 1.5 miliard dollarëve dhe se së shpejti do t’i pranojë këto valuta si formë të pagesës për vetura. Ky vendim ndikoi që vlera e bitcoinit të arrinte në shifër rekorde prej gati 62 mijë dollarëve për njësi.
Edhe pas postimit të shefit të Tesla-s rreth mundësisë së re për blerjen e veturave, vlera e kriptovalutës së famshme u rrit për 4 për qind dhe u tregtua për 56.429 dollarë, shkruan Reuters.
Musk tha se kriptovalutat që merren si pagesë për veturat e shitura nuk do të shndërrohen në valuta tradicionale.
Njësoj si kriptovalutat tjera, bitcoin përdoret pak në tregti në ekonomitë e mëdha, kryesisht për shkak të vlerës së paqëndrueshme dhe kostos relativisht të lartë e kohës së ngadalshme të procesimit.
(Kosova Sot Online)