![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/28/200x200_e-krona-illustration-ny-teknik-600x3601627481637.jpg)
Lexoni edhe:
e-Krona bëhet kriptomondedha e parë shtetërore në botë
Pandemia e covid-19, përveçse gjunjëzoi sistemet më të zhvilluara shëndetësore rreth botës, i dha goditje fatale një bizneseve e industrive të ndryshme.
E megjithatë jo të gjithë mund të ankohen. Zhvendosja e shpejtë drejt digjitalizimit për shkak të koronavirusit krijoi kushtet perfekte për gjigandët e teknologjisë të cilat raportuan arkëtime rekord. Madje edhe tani, ndërsa pandemia është zbutuar, kompani si Apple apo Microsoft vijojnë te gjenerojnë shuma marramendëse.
e-Krona bëhet kriptomondedha e parë shtetërore në botëLexoni edhe:
Apple tha se fitimet e kompanisë gati u dyfishuan në 21.7 miliardë dollarë, në tremujorin e dytë të vitit, falë shitjeve të mëdha të serisë iPhone 12. Siç thuhet, ky ishte viti më i artë fiskal në 45 vite.
Sakaq, Microsoft fitoi 16.5 miliardë dollarë- që do të thotë 47% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar- për shkak të kërkesave për shërbime të ruajtjes së materialeve dhe lojëra.
Kompania simotër e Google, Alphabet, gjithashtu tha se shitjet dhe fitimet e saj tremujore kanë arritur vlera rekord prej 18.5 miliardë dollarësh.
Analistët thonë se kompanitë teknologjike kanë qenë fituesit më të mëdhenj të pandemisë, ndërsa lockdown-et globale detyruan bizneset dhe individët të përdorin më shumë shërbimet e tyre.
(Kosova Sot Online)