Njihuni me personin më të paguar nga Youtube

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 09:05
Njihuni me personin më të paguar nga Youtube

Jimmy Donaldson, 23-vjeç, amerikani i njohur më mirë si MrBeast, ishte personi i cili ka fituar më shumë para nga Youtube gjatë vitit 2021.

Ai ka arritur që në kanalin e tij të ketë mbi 10 miliardë shikime dhe ka mundur që të arrij një fitim prej 54 milionë Dollarë.

MrBeast gjatë vitit 2021 ka më shumë fitime se 10-vjeçari Ryan Kaji, i cili është një ndër ndikuesit më të mëdhenj në këtë platformë dhe ka qenë në krye të listës për 2 vitet e fundit.

Image

Sipas BBC, 10 më të ndjekurit në Youtube kanë arritur që të fitojnë rreth 300 milionë Dollarë përgjatë vitit 2021.

Lista me 10 kanalet me më shumë fitime në Youtube: 1- MrBeast, 2- Jake Paul, 3- Markiplier, 4- Rhett and Link, 5- Unspeakable, 6- Nastya, 7- Ryan Kaji, 8- Dude Perfect, 9- Logan Paul, 10- Preston Arsement.


(Kosova Sot Online)