Lexoni edhe:
Me energji diellore, kjo makinë mund të ecë me muaj pa u karikuar
Ndërsa disa trende apo opsione të teknologjisë vijnë dhe shkojnë, mesazhet kanë vazhduar të jenë një nga elementët që nuk mungojnë në çdo lloj aplikacioni të rrjeteve sociale.
Meqenëse, Instagrami e njofton automatikisht dërguesin në momentin që ju lexoni mesazhin e tij, hapja e një “DM-je” shpesh mund të jetë goxha e frikshme.
Me energji diellore, kjo makinë mund të ecë me muaj pa u karikuarLexoni edhe:
Për fat të mirë, ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të parandaluar që përdoruesit e tjerë të shohin kur keni hapur DM-në e tyre në Instagram.
Si të lexoni një mesazh në Instagram pa u vënë re që e keni lexuar?
Mënyra më e lehtë është ta lexosh mesazhin duke hedhur një sy tek njoftimet që keni marrë në celuar, ose duke e lexuar në momentin që të vjen si mesazh. Në rastet kur mesazhi është i gjatë, duke mbajtur shtypur për disa sekonda njoftimin keni mundësinë ta lexoni të plotë.
Mënyra e dytë që shumë pak e dinë quhet “restrict” atë që ju ka shkruar. Opsioni praktikisht është një mënyrë për të kufizuar aftësinë e dikujt për t’u lidhur me ju në Instagram pa pasur nevojë t’i bllokoni ose t’i fshini. Duke përdorur opsionin “restrict” të gjitha mesazhet që ndjekësit ju dërgojnë do të kalojnë në opsionin “Message Requests” dhe ju s’do të njoftoheni siç ndodh me inbox-in. Mesazhet e tyre mund t’i hapni dhe t’i lexoni pa frikë se mund të mërzisni dikë me “seen-in” nga ana tjetër! Kur kufizoni një përdorues, ai nuk do të njoftohet deri në momentin që ju vendosni ti ktheni përgjigje.
Për të përdorur këtë opsion, shkoni te profili i tij dhe klikoni tre pikat në këndin e sipërm djathtas të ekranit tuaj. Opsioni i parë në menunë që shfaqet do të thotë “Kufizo”. Klikoni këtë buton, më pas konfirmoni këtë vendim.
(Kosova Sot Online)