Chrome është shfletuesi më popullor

  • E /
  • 05 May 2022 - 08:42
Chrome është shfletuesi më popullor

Edhe pse të paktë ishin ata që ishin të interesuar për Internet Explorer, duket se Microsoft po bën një punë shumë më të mirë kur bëhet fjalë për shfletuesin e Internetit Edge.

Sipas statistikave të fundit nga kompania analitike Statcounter, Edge sapo ka kaluar Safari dhe është bërë shfletuesi i dytë më i popullarizuar i internetit kur bëhet fjalë për platformat desktop.

Analizat tregojnë se si Microsoft Edge ka përparuar ngadalë në krahasim me Safari, që nga marsi i vitit 2021. Google Chrome mbetet shfletuesi i padiskutueshëm, më i popullarizuar në internet.

Statistikat në fushën e shfletuesve desktop më të njohur në treg duken kështu:

Google Chrome: 66.64%
Microsoft Edge: 10.07%
Safari: 9.61%

Duke pasur parasysh që baza e përdoruesve të Windows është dukshëm më e madhe se Apple Mac, ka kuptim që Microsoft Edge të ketë më shumë potencial rritjeje sesa Safari. Nga ana tjetër, është e mundur që më pak pronarë Mac të përdorin Safari si shfletuesin e tyre kryesor të desktopit.

Interesant është fakti se Firefox-i, i cili pothuajse e kapërceu Safari-n në shkurt, tani ka humbur më shumë përdorues aktivë dhe tani mban 7.86 për qind të tregut. Nuk dihet nëse ata kaluan në Chrome apo Edge.

Shfletuesit e tjerë përbëjnë gjithsej 2.5 për qind të bazës së përdoruesve, ndërsa Opera përdoret nga 2.44 për qind e numrit të përgjithshëm të përdoruesve të shfletuesit të Internetit për desktop.

(Kosova Sot Online)