![](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/07/200x200_karikues-1280x720-1-600x3601654609276.jpg)
Lexoni edhe:
BE bie dakord, celularët do të kenë një model karikuesi të përbashkët
Gjigandi i prodhimit të veturave Mercedes Benz, ka kërkuar që t’i tërheq nga tregu afro 1 milion makina (993 mijë e 407 vetura).
70 mijë nga to do të hiqen vetëm në Gjermani.
BE bie dakord, celularët do të kenë një model karikuesi të përbashkëtLexoni edhe:
Kjo për shkak të mundësisë për probleme në frenim.
Nëpërmjet njoftimit kompania në fjalë ka thënë se do t’i kontaktojë pronarët e veturave që i posedojnë ato nga viti i prodhimit 2004 e deri në vitin 2015-të.
Seritë e atakuara janë ML, GLE, dhe seria R.
“Në disa makina funksioni i përforcuesit të frenave ka mundur të preket nga korrozioni i avancuar. Ka mundësi që një manovër veçanërisht e fortë ose e fortë frenimi të shkaktojë dëmtim mekanik në përforcuesin e frenave”, thuhet në njoftimit e gjigandit gjerman të makinave.
Tek këto makina do të identifikohen problemet eventuale dhe do të zëvendësohen pjesët, nëse ka nevojë, shkruan gazeta gjermane Stern.de
(Kosova Sot Online)