Ja çfarë pritet të ndodhë me ndarjen e fjalëkalimeve

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 15:02
Ja çfarë pritet të ndodhë me ndarjen e fjalëkalimeve

Ishte një mënyrë e thjeshtë për të ndarë abonimin në Netflix dhe për të lejuar më shumë se një përdorues të shikojnë seriale dhe filma.

Megjithatë, kësaj taktike po i vjen fundi, pasi platforma e njohur e transmetimit po përgatit masa për të përballuar fenomenin e përdorimit të gjerë të fjalëkalimeve të një abonenti nga shumë persona, miq apo të afërm.

 

Sipas kompanisë, më shumë se 100 milionë familje ndajnë një kod, nga të cilat 30 milionë janë në tregjet amerikane dhe kanadeze. Qëllimi është të mos ngrihet menjëherë ndarja e kodeve, pasi kjo mund të rezultojë në humbjen e klientëve dhe në shkaktimin e acarimit të publikut. Në vend të kësaj, skenari mbizotërues kërkon që platforma të vendosë një tarifë të vogël shtesë për llogaritë e mësipërme, domethënë, për ata që përdorin kodin jashtë adresës origjinale të deklaruar të shtëpisë.

Në fazën e parë, të gjithë abonentët do të informohen me email nëse konstatohet se kodi i tyre po përdoret edhe nga individë/familje të tjera. Pas kësaj do të shtohet një tarifë shtesë për deri në dy persona shtesë. Megjithatë, çmimi nuk do të jetë i njëjtë, por do të ndryshojë në çdo vend. Në mënyrë indikative thuhet se rritja do të variojë nga 2 në 3 dollarë, për shembull në 2,13 dollarë në muaj në Peru dhe në 2,92 dollarë në Kili.

(Kosova Sot Online)