
Lexoni edhe:
Njihuni me Golfin që ka 519 kuaj-fuqi
WhatsApp po punon për një ndryshim të vogël, por shumë të dobishëm në bisedat në grup.
Detaje e përditësimit janë zbuluar në internet dhe e bëjnë më të lehtë për të parë se kush po flet në një bisedë.
Njihuni me Golfin që ka 519 kuaj-fuqiLexoni edhe:
Kjo për shkak se WhatsApp po zhvillon një veçori që shton foton e profilit në çdo mesazh.
Pra kur një tekst dërgohet në një bisedë në grup ai do të ketë foton e profilit të dërguesit pranë tij.
Ky ndryshim është aktualisht në zhvillim dhe është vërejtur nga investiguesit e WABetaInfo.
WhatsApp pritet të shtojë funksionin në versionet e iPhone , Android dhe desktop të aplikacionit.
"Fotografia e profilit të anëtarëve të grupit do të shfaqet kur të marrë një mesazh në një grup," shpjegoi WABetaInfo.
"Në rast se anëtari i grupit nuk ka një fotografi profili ose nuk është e disponueshme për shkak të cilësimeve të privatësisë, ikona e profilit të paracaktuar do të shfaqet dhe do të ngjyroset duke përdorur të njëjtën ngjyrë si emri i kontaktit.
"Është thjesht një por mund të jetë e dobishme të njohësh menjëherë se kush e dërgoi mesazhin' shton WABetaInfo.
(Kosova Sot Online)