Meta do të shkurtojë 11,000 vende pune

  • A.P /
  • 09 November 2022 - 14:49
Meta do të shkurtojë 11,000 vende pune

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram ka njoftuar se planifikon të shkurtojë 11,00 vende pune, që përfaqëson një shkurtim prej 13% të fuqisë punëtore të saj globale.

Kjo lëvizje fillon ristrukturimin e parë të gjerë të kompanisë që nga themelimi i saj në 2004, në një përpjekje për të përballuar një rënie të tregut të reklamave dixhitale dhe rënien e çmimit të aksioneve.

 

Lëvizja u njoftua nga CEO i Meta, Mark Zuckerberg, në një postim në blog, transmeton gazeta "Kosova Sot Online", ku ai pretendoi se ishte faji i tij që ishte tepër optimist për rritjen e ardhshme të kompanisë pas një rritjeje nga pandemia.

Ai shkroi: “Në fillimin e Covid, bota lëvizi me shpejtësi në internet dhe rritja e tregtisë elektronike çoi në rritje të madhe të të ardhurave.


(Kosova Sot Online)