Ja sa bie vlera e tregut të aksioneve të Apple

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 15:02
Ja sa bie vlera e tregut të aksioneve të Apple

Vlera e aksioneve të kompanisë Apple ka rënë ndjeshëm të martën, duke e vendosur atë në rrugën drejt përfundimit nën 2 trilionë dollarë për herë të parë që nga qershori 2021.

Rënia e vlerës ndodhë një vit pasi prodhuesi i iPhonet u bë kompania e parë që arriti vlerën historike të kapitalizimit prej 3 trilionë dollarësh.

 

Me çmimin aktual të aksioneve, Appkle ka një vlerë prej 1.98 trilion dollarësh, pak përpara Microsoftit, që aktualisht vlerësohet në 1.78 trilion dollarë.

Vlera e kombinuar e tregut të aksioneve të Applet, Microsoftit, Amazonit, Alphabetit dhe Meta Platforms tani përbën rreth 18 për qind të indeksit S&P 500, nga 24 për qind sa ishte në vitin 2020.

Edhe pas rënies së saj prej 27 për qind vitin e kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  Apple u ka ofruar kthime të mëdha aksionarëve afatgjatë. Investitorët që blenë dhe mbanin aksione të Applet kur bashkëthemeluesi Steve Jobs lansoi iPhonen në 2007, kanë shijuar një fitim prej mbi 4,000 për qind, pa përfshirë dividentët.


(Kosova Sot Online)