Roboti shtyp për vdekje punonjësin në Korenë e Jugut, e ngatërroi me një kuti

  • E.k /
  • 10 November 2023 - 08:48
Roboti shtyp për vdekje punonjësin në Korenë e Jugut, e ngatërroi me një kuti

Një punonjës është shtypur për vdekje nga një robot në Korenë e Jugut pasi nuk arriti ta dallonte atë nga kutitë e ushqimit që po trajtonte.

Incidenti ndodhi kur punonjësi i një kompanie robotike që kishte krijuar vetë robotin në fjalë, po inspektonte robotin për punën që duhet të bënte si zakonisht.

Krahu robotik, duke e ngatërruar burrin për një kuti me perime, e kapi atë dhe e shtyu trupin e tij në rripin e transportit, duke i shtypur fytyrën dhe gjoksin, tha agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.

Punonjësi rreth 40 vjeç u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte.

Sipas medias Yonhap, roboti ishte përgjegjës për ngritjen e kutive me speca dhe transferimin e tyre në paleta.

Punëtori kishte kontrolluar funksionimin e sensorit të robotit përpara testimit të tij në fabrikën e klasifikimit të specave në provincën Gyeongsang Jugor, të planifikuar për në 8 nëntor, shton agjencia, duke cituar policinë.

Në një deklaratë pas incidentit, një zyrtar nga Kompleksi Bujqësor i Eksportit Donggoseong, i cili zotëron fabrikën, bëri thirrje për krijimin e një sistemi “të saktë dhe të sigurt”.

Pas incidentit, një zyrtar nga Kompleksi Bujqësor i Eksportit Donggoseong, i cili zotëron fabrikën, bëri thirrje për krijimin e një sistemi “të saktë dhe të sigurt”. Në mars, një burrë rreth të pesëdhjetave nga Koreja e Jugut u plagos rëndë pasi u bllokua nga një robot ndërsa punonte në një fabrikë të prodhimit të pjesëve të automobilave.

(Kosova Sot Online)