![Toyota kryeson shitjet globale të automjeteve](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/05/200x200_toyota1701785709.jpg)
WhatsApp rikthen një funksion të cilin e kishte larguar më parë
![WhatsApp rikthen një funksion të cilin e kishte larguar më parë](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/30/auto_whatsapp-768x483-1-600x3601701329128.jpg)
WhatsApp po rikthen për përdoruesit në ueb veçorinë “View once” për foto dhe video, një funksion i cili u largua një vit më parë “për arsye sigurie”.
Përdoruesit e WhatsApp mund të dërgojnë foto dhe video që mund të shikohen vetëm një herë para se të zhduken nga biseda, por veçoria është e disponueshme vetëm për përdoruesit e Android dhe iOS.
Funksioni ishte ofruar më parë në versionet desktop dhe Web të aplikacionit.
Tani, një raport sugjeron që platforma e mediave sociale po rikthen funksionin “Shiko një herë” (për foto dhe video) për versionet e WhatsApp Web dhe WhatsApp për desktop.
Sipas një raporti, kompania po mundëson këtë opsion për Windows, macOS dhe pajisje të lidhura si iPad.
(Kosov Sot Online)