Lexoni edhe:
Bebe Rexha në përkrahje të Dua Lipës: Jemi të dyja shqiptare
Numri i përdoruesve aktivë në median sociale është rritur në mbi pesë miliardë, e barabartë me afërsisht 60% të popullsisë së botës, e cila, sipas vlerësimeve zyrtare të OKB-së, ka tejkaluar tetë miliardë njerëz.
Sipas një studimi kjo daton që kur Facebook nisi aktivitetin, tashmë 20 vjeçar, platformë që nisi epokën e medias sociale.
Sipas studimit numri i përdoruesve të medias sociale është rritur me 5,6%, duke tejkaluar rritjen prej 0,9% të popullsisë botërore.
Bebe Rexha në përkrahje të Dua Lipës: Jemi të dyja shqiptareLexoni edhe:
Rrjeti social më i populluar është Facebook me 2,19 miliardë përdorues.
Instagram, gjithashtu nga Meta, është i dyti me 1,65 miliardë, i ndjekur nga afër nga TikTok me 1,56 miliardë.
Përdoruesi mesatar i medias sociale shpenzon dy orë e 23 minuta në ditë në platformën e tij të preferuar, duke përdorur 6,7 platforma çdo muaj.
(Kosova Sot Online)