Tesla zbulon detaje rreth modelit të ri

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 09:30
Tesla zbulon detaje rreth modelit të ri

Tesla prezantoi Modelin 3 të përditësuar shtatorin e kaluar por pa ofruar detaje rreth performancës së tij.

E tani me sa duket aksidentalisht kompania ka zbuluar disa specifika të veturës në faqen InsideEVs.

 

Bëhet e ditur se modeli 3 do të prodhojë prej mbi 500 kuaj fuqi, dhe thuhet të jetë modeli më i fuqishëm nga Tesla.

Sa i përket ndryshimeve në brendësi, modeli i ri vjen me ulëse të tjera dhe peshon mbi 1,800 kilogram.

Besohet gjithashtu edhe se kapaciteti i baterisë së tij do të jetë 82.0 kilovat-orë.

Pavarësisht thashethemeve se ky variant do të riemërohet si Model 3 Ludicrous, duket se ai do ta mbajë emrin Performance.

Një zbulim zyrtar i Performance pritet ditëve ose javëve në vijim.

(Kosova Sot Online)