Ja sa kushton biçikleta elektrike e punuar nga druri i bambusit
Start-upi rumun Diodra ka prezantuar biçikletën e punuar nga druri i bambusit.
Bëhet fjalë për Diodra S3, ku për herë të parë u përdor bambusi në një mjet transporti.
Sipas kompanisë rumune, kjo biçikletë elektrike (e-bicycle) peshon më pak se 15 kilogramë, që e bën S3-shin dukshëm më të lehtë sesa biçikletat e tjera.
Kjo peshë e vogël është siguruar falë përdorimit të drurit të bambusit, motorit dhe materialit tjetër të integruar në trupin e biçikletës.
Motori elektrik që peshon katër kilogramë ka një fuqi prej 250 vat, dhe mbështet shpejtësinë prej 25 kilometra në orë.
Bateria e motorit ka kapacitet prej 25 amper për orë, ku sipas prodhuesit i mundëson një rreze prej 100 kilometrash.
Për mbushjen e baterisë duhet pritur rreth tre orë e gjysmë, kurse kjo biçikletë nuk është edhe aq e lirë.
Në fillim të shitjes prodhuesi i vendosi një çmim prej 2,900 eurosh por më vonë e uli atë në 2,200.
(Kosova Sot Online)