Lexoni edhe:
Zanfina Ismaili: Në çfarë gjendje kemi ardhë ne kosovarët kiameti s ‘është larg
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të motorëve të tij më të fuqishëm me benzinë.
Dy makinat, e prezantuara me rastin e një eventi në Majami, të enjten në mbrëmje, shënojnë debutimin e parë të Ferrari këtë vit, pas pesë të tillave në vitin 2023.
Zanfina Ismaili: Në çfarë gjendje kemi ardhë ne kosovarët kiameti s ‘është largLexoni edhe:
Ndërkohë, shtëpia automobilistike me seli në Maranello vijon me hap të shpejtë prezantimin e modeleve të reja për të mbajtur vëmendjen e klientëve të saj të pasur.
Si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të elektrifikimit në industri, shtëpia automobilistike i ka shtuar makina elektrike – hibride gamës së saj që nga viti 2019 dhe ka premtuar automjetin e saj tërësisht elektrik (EV) në fund të vitit 2025.
Megjithatë, Ferrari është zotuar gjithashtu të vazhdojë shitjen e makinave tradicionale me motor me djegie të brendshme (ICE), falë vendimit të Bashkimit Europian për të përjashtuar automjetet që punojnë me e-karburantet nga ndalimi i parashikuar i makinave ICE.
Modeli i ri 12Cilindri dyvendësh dhe versioni 12Cilindri Spider frymëzohen nga modelet historike grand-tourer (GT) të Ferrari të viteve 1950 dhe 1960 – deklaroi kompania.
Ato janë të pajisur me motorin karakteristik me 12 cilindra me benzinë të markës, me të cilin është i pajisur edhe modeli Purosangue, me katër dyer dhe katër vende.
Motori V12 ndodhet në mes të pjesës së përparme (830 kuaj fuqi) dhe do t’u sigurojë dy modeleve shpejtësi maksimale më shumë se 340 kilometra në orë.
Në Itali, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider kushtojnë përkatësisht 395.000 euro dhe 435.000 euro, në fashën e mesme dhe të lartë të gamës së çmimeve të Ferrari.
Dërgesat e parë në Europë për 12Cilindri parashikohen në tremujorin e fundit të këtij viti kurse për 12Cilindri Spider, në tremujorin e parë të 2025.
Ferrari ka në plan të prodhojë në total 15 modele të reja mes vitit 2023 – 2026, duke përfshirë edhe makinën e parë elektrike.
(Kosova Sot Online)