Apple del me njoftim

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 14:53
Apple del me njoftim

Apple u fut zyrtarisht në garën e inteligjencës artificiale, duke njoftuar një marrëveshje me krijuesin e ChatGPT OpenAI. Kjo për të përdorur teknologjinë e kompanisë në produktet e veta dhe duke treguar një mori të veçorive të reja të AI.

Apple njoftoi një sërë mjetesh dhe veçorish të AI që synojnë ta ndihmojnë atë të vazhdojë me konkurrentët si Google dhe Microsoft. Marrëveshja me OpenAI integron ChatGPT në produktet e Apple, duke përfshirë asistentin zanor Siri.

 

Për OpenAI, marrëveshja është një vërtetim i rëndësisë së teknologjisë së saj dhe i vendos mjetet e saj përpara miliona përdoruesve të iPhone që mund të mos dinë ose të dëshirojnë të përdorin drejtpërdrejt chatbot-et e tij dhe gjeneruesit e imazheve.

Krahas partneritetit të saj OpenAI, Apple njoftoi një seri të veçorive të veta të reja të AI nën atë që e quan Apple Intelligence.
Kompania tha se veçoritë e reja të AI do të vijnë me softuerin më të fundit për pajisjet e saj dhe do t’i lejojnë përdoruesit të përmbledhin tekstin dhe të gjenerojnë përmbajtje të tjera, të tilla si animacione të personalizuara për t’i dërguar urimet për ditëlindje një miku.

Me këto lëvizje, prodhuesi i iPhone po kërkon të sigurojë investitorët se nuk e ka humbur betejën e inteligjencës artificiale ndaj Microsoft, edhe pse mund të ketë humbur disa raunde.

Diçka e tillë nuk u mirëprit nga Elon Musk, pronari i Tesla dhe Twitter/X, i cili ka kërcënuar se do të ndalojë iPhone nga kompanitë e tij për shkak të “sigurisë së të dhënave”.
“Apple nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në të vërtetë pasi t’i dorëzojë të dhënat tuaja OpenAI,” tha Musk në X.

(Kosova Sot Online)