Lexoni edhe:
Vildanes iu duket vetja 'xhevahir'
Gjiganti i mediave sociale Meta ka shkaktuar debate së fundmi me politikat e reja rreth mbledhjes së të dhënave të përdoruesve.
Pak përpara lançimit të mjeteve të reja të Inteligjencës Artificiale, kompania ka njoftuar përdoruesit e Instagramit dhe të Facebook se shumë shpejt do të nisë të ‘vjelë’ informacione përfshirë edhe fotot dhe postimet, për të trajnuar sistemet e saj të Inteligjencës Artificiale.
Vildanes iu duket vetja 'xhevahir'Lexoni edhe:
Megjithatë, nuk janë vetëm përdoruesit e mediave sociale që do të preken. Në një lëvizje që pritet të shkaktojë tensione, Meta po informon njerëzit që mund të përfundojë duke u procesuar të dhënat, edhe nëse nuk i përdorin shërbimet e saj. Por a ekziston një mënyrë për ta përjashtuar veten nga këto rregulla kontroverse?
Ka mënyra që mund të provoni për të shmangur grumbullimin e të dhënave tuaja. Siç kërkohet nga GDPR, Meta po i lejon përdoruesit të kundërshtojnë përdorimin e informacionit të tyre në këtë mënyrë. Për ta bërë këtë, mund të plotësoni një formular të shkurtër në faqen e internetit të Instagram-it, i cili kërkon arsyet pse dëshironi të tërhiqeni, së bashku me disa informacione personale si vendi i banimit dhe email-i.
Meta thotë se do të shqyrtojë kërkesat për kundërshtime në përputhje me ligjet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave dhe do të respektojë ankesat e suksesshme në vazhdim. Por pavarësisht protestave tuaja, Meta mund të përdorë ende të dhënat tuaja për të trajnuar AI-n e saj në disa raste, pavarësisht nëse përdorni platformat e saj apo jo. Kjo do t’ju ndikojë nëse shfaqeni ose përmendeni në postimet apo fotot e shpërndara nga përdoruesit e Instagram dhe Facebook-ut.
(Kosova Sot Online)