Zbulohet një tjetër dobësi në Windows

  • A.P /
  • 14 August 2024 - 14:59
Zbulohet një tjetër dobësi në Windows

Pikërisht kur përdoruesit e Windows morën frymë lirshëm dhe menduan se pamja e “ekranit të kaltër të vdekjes” ishte një gjë e së kaluarës, kompania e sigurisë kibernetike Fortra dërgoi një paralajmërim të ri për një dobësi në Windows, shfrytëzimi i të cilit mund të çojë në në shfaqjen e ekranit të kaltër të vdekjes (BSOD).

Ajo që është shqetësuese është se dobësia është e pranishme në të gjitha versionet e Windows 10 dhe Windows 11, pavarësisht nëse janë instaluar të gjitha përditësimet e disponueshme të sigurisë.

 

Dobësia, e etiketuar CVE-2024-6768, prek një drejtues të përbashkët të sistemit të skedarëve në Windows. Kjo dobësi shënohet si një nivel mesatar rreziku dhe nuk kërkon që përdoruesi të bëjë asgjë që të shfaqet “ekrani i kaltër i vdekjes”.

Gjegjësisht, kur përballet me një kontroll të papërshtatshëm të shëndetit të sistemit, vetë Windows do të ekzekutojë një funksion që duhet të zbulojë se ku është problemi dhe kjo më pas do të shkaktojë shfaqjen e një “ekrani të kaltër” dhe përplasjen e sistemit.


Shqetësimi është se dikush me qëllim të keq dhe pa privilegje të veçanta, mund të shkaktojë një përplasje të sistemit duke përdorur një skedar të krijuar posaçërisht që do të shkaktojë skanimin. Kjo mund të çojë në ndërprerje të punës dhe humbje potenciale të të dhënave.

Nga kompania Fortra paralajmërojnë se Microsoft-i ka ditur për këtë dobësi që nga dhjetori i vitit 2023, por nuk u përgjigjen paralajmërimeve pasi siç kanë thënë vetë, “nuk mund ta riprodhojnë cenueshmërinë”. Nga ana tjetër, ekipi i Fortra paralajmëron se kanë riprodhuar të njëjtin gabim në dhjetëra sisteme.

Edhe pse kjo dobësi nuk duket aq serioze, ajo mund të shkaktojë dhimbje koke në sisteme më të mëdha ku individët keqdashës mund të prishin sistemet në serverë ose të shkaktojnë dhimbje koke për njerëzit e IT.

Aktualisht nuk ka asgjë që përdoruesit mund të bëjnë për të mbrojtur veten nga shfrytëzimi i mundshëm i kësaj dobësie. Ata mund të presin vetëm që Microsoft të ketë mëshirë dhe të krijojë një patch ose të shpresojë që askush të mos e shfrytëzojë dobësinë në kompjuterin e tyre.

(Kosova Sot Online)