Shkrim i 1912/ Çfarë tha Ismail Qemali në Trieste para se të nisej për në Durrës
Nga Aurenc Bebja*/ “La Presse” ka botuar, të enjten e 21 nëntorit 1912, në ballinë, deklaratën e Ismail Qemalit, dhënë për “Gazette de Voss – Vossische Zeitung” në Trieste para se të nisej për në Shqipëri për evenimentin më të rëndësishëm të vendit tonë.
Çfarë ka shprehur më konkretisht asokohe lideri shqiptar ?
Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
Shqiptarët dhe pavarësia
Berlin, 20 nëntor.
Gazeta Voss (Vossische Zeitung) shkruan se kreu shqiptar Ismail Qemali, i cili gjendet në Trieste, planifikon të largohet për në Durrës, me një avullore të Lloyd-it.
Ai tha se sapo të mbërrijë në destinacion do të shpallë pavarësinë e Shqipërisë :
“Ne duam ta vëmë Evropën përpara faktit të kryer dhe të krijojmë menjëherë një qeveri të përkohshme.
Shqiptarët, nëse është e nevojshme, do të luftojnë me trimërinë më të madhe për pavarësinë e tyre.”
(Kosova Sot)