ZYRTARI I MUZEUT TË ARTEVE HISTORIKE NË VJENË PËR ‘LE TEMPS’ (1928) : “AHMET ZOGU E MORI PËRKRENAREN E SKËNDERBEUT NË DUART E TIJ, U PËRKUL DHE E PËRQAFOI ME RESPEKTIN MË TË MADH.”

  • 28 October 2018 - 15:43
ZYRTARI I MUZEUT TË ARTEVE HISTORIKE NË VJENË PËR ‘LE TEMPS’ (1928) : “AHMET ZOGU E MORI PËRKRENAREN E SKËNDERBEUT NË DUART E TIJ, U PËRKUL DHE E PËRQAFOI ME RESPEKTIN MË TË MADH.”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Tetor 2018

 

“Le Temps” ka botuar, të premten e 31 gushtit 1928, në faqen n°2, rrëfimin e vizitës së përkrenares së Skënderbeut nga Ahmet Zogu në Muzeun e Arteve Historike në Vjenë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Përkrenarja e Skënderbeut

 

Korrespondenti ynë i veçantë në Vjenë shkruan :

 

“Një zyrtar i Muzeut të Arteve Historike në Vjenë raporton se Ahmet Zogu dhe dy persona të tjerë shqiptarë që ishin, disa vjet më parë, në kryeqytetin austriak, shkuan të shihnin përkrenaren e Skënderbeut që ruhet në koleksionin e mrekullueshëm të armëve të vjetra nga ky muze.

 

Ahmet Zogu kërkoi që t’i hapnin vitrinën dhe t’i lejonin të prekë përkrenaren e heroit kombëtar të vendit të tij. Ai e mori reliken në duart e tij dhe, duke u përkulur me respekt, e afroi pranë buzëve të tij me një gjest të madh nderimi.

 

Muzeu i Arteve Historike ka gjithashtu shpatën e Skënderbeut. Besohet se këto objekte vijnë nga një trashëgimi, sepse gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, Habsburgët kryen dy martesa me anëtarët e familjes së Skënderbeut.”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/zyrtari-i-muzeut-te-arteve-historike-ne-vjene-per-le-temps-1928-ahmet-zogu-e-mori-perkrenaren-e-skenderbeut-ne-duart-e-tij-u-perkul-dhe-e-perqafoi-me-respektin-me-te-madh/

(Kosova Sot)