Episodi i patreguar/ Zyrtari i muzeut në Vjenë: Kur Zogu pa përkrenaren e Skënderbeut kërkoi …
Aurenc Bebja-Një zyrtar i Muzeut të Arteve Historike në Vjenë rrefen se si reagoi Ahmet Zogu, kur shkoi të shihte përkrenaren e Skënderbeut që ruhet në koleksionin e mrekullueshëm të armëve të vjetra nga ky muze.
Lajmin e ka botuar “Le Temps”, të premten e 31 gushtit 1928, në faqen n°2, si pjese e rrëfimit te vizitës së përkrenares së Skënderbeut nga Ahmet Zogu në Muzeun e Arteve Historike në Vjenë.
Përkrenarja e Skënderbeut
Korrespondenti ynë i veçantë në Vjenë shkruan :
“Një zyrtar i Muzeut të Arteve Historike në Vjenë raporton se Ahmet Zogu dhe dy persona të tjerë shqiptarë që ishin, disa vjet më parë, në kryeqytetin austriak, shkuan të shihnin përkrenaren e Skënderbeut që ruhet në koleksionin e mrekullueshëm të armëve të vjetra nga ky muze.
Ahmet Zogu kërkoi që t’i hapnin vitrinën dhe t’i lejonin të prekë përkrenaren e heroit kombëtar të vendit të tij. Ai e mori reliken në duart e tij dhe, duke u përkulur me respekt, e afroi pranë buzëve të tij me një gjest të madh nderimi.
Muzeu i Arteve Historike ka gjithashtu shpatën e Skënderbeut. Besohet se këto objekte vijnë nga një trashëgimi, sepse gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, Habsburgët kryen dy martesa me anëtarët e familjes së Skënderbeut.”
(Kosova Sot)