REDAKTORI DIPLOMATIK I DAILY TELEGRAPH (1928) : “PRINC VIDI PO PËRGATIT NJË KUNDËRREVOLUCION PËR TË PENGUAR SHPALLJEN MBRET TË AHMET ZOGUT”

  • 03 November 2018 - 20:44
REDAKTORI DIPLOMATIK I DAILY TELEGRAPH (1928) : “PRINC VIDI PO PËRGATIT NJË KUNDËRREVOLUCION PËR TË PENGUAR SHPALLJEN MBRET TË AHMET ZOGUT”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Nëntor 2018

 

“L’Action Française” ka botuar, të mërkurën e 22 gushtit 1928, në faqen n°3, rrëfimin e redaktorit diplomatik të Daily Telegraph, në lidhje me planet e Princ Vidit për të penguar shpalljen mbret të Ahmet Zogut, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri

 

Rreth fronit shqiptar

 

Redaktori diplomatik i Daily Telegraph shkruan:

 

“Mësoj se princi Vilhelm Vidi, ish-mbret i Shqipërisë, synon të protestojë kundër shpalljes së ardhshme të Ahmet Bej Zogut si monark i vendit.

 

Madje thuhet se Princ Vidi do të nisë një kundërrevolucion në Shqipëri, i financuar nga elementë armiqësorë të Italisë dhe të përgatitur në Vjenë.”

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/redaktori-diplomatik-i-daily-telegraph-1928-princ-vidi-po-pergatit-nje-kunderrevolucion-per-te-penguar-shpalljen-mbret-te-ahmet-zogut/

 

 

(Kosova Sot)