LE FIGARO (1913) / KRIJIMI I LINJËS SË RE DETARE QË DO TË LIDHË DURRËSIN DHE VLORËN ME NJU JORKUN, KANADANË DHE AMERIKËN E JUGUT
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2018
“Le Figaro” ka botuar, të mërkurën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me krijimin e një linje të re detare të rëndësishme për Shqipërinë nga kompania austro-amerikane e Triestes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një linjë e re Austri – Shqipëri
Vjenë, 1 dhjetor
Kompania austro-amerikane e Triestes ka vendosur që të gjitha anijet që janë në shërbim në tre linjat e Nju Jorkut, Kanadasë dhe Amerikës së Jugut tani do të zbarkojnë, vajtje-ardhje, në njërin nga dy portet shqiptare, të Durrësit apo të Vlorës.
Ky shërbim i ri dhe i shpejtë midis Triestes dhe Shqipërisë do të dyfishojë shërbimin javor të krijuar tashmë muajin e kaluar nga kompania e Lloyd-it austriak. - Z. RAY.
https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1913-krijimi-i-linjes-se-re-detare-qe-do-te-lidhe-durresin-dhe-vloren-me-nju-jorkun-kanadane-dhe-ameriken-e-jugut/
(Kosova Sot)