'L’Européen' (1931) / Anektoda me aktorin e madh Aleksandër Moisiun - Dossier - Kosova Sot 

'L’Européen' (1931) / Anektoda me aktorin e madh Aleksandër Moisiun

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Dhjetor 2018

 

Gazeta franceze, “L’Européen”, ka botuar, më 11 mars 1931, në faqen n°5, një anekdotë në lidhje me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

 

Homazh për interes

 

“Aleksandër Moisiu, aktori i madh austriak, është mësuar me duartrokitjet dhe homazhet e turmave dhe është krejt e natyrshme për të që t’a lavdërojnë.

 

Kohët e fundit, ndërsa po zbriste shkallët e hotel “Europa”, në Salzburg, një vajzë e vogël në publik nxitoi t’a takonte dhe i dha një kurorë me trëndafila të purpurta.

 

— Ah ! Trëndafilat e bukur ! reagoi Moisiu duke i marrë. — Dhe sa aromë të mirë që kanë ! Faleminderit, vogëlushe…

 

Por vogëlushja, duke e parë që po nisej në rrugën e tij :

 

— Hej ! Zotëri ! Ju më detyroheni tri shilinga ! ...”

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-europeen-1931-anekdota-me-aktorin-e-madh-aleksander-moisiun/

 

(Kosova Sot)

16 orë e 16 minuta më parë
21/03/19