'Le Populaire' (1939) / Mbretit Zog u pohoi legatave britanike, franceze, amerikane, jugosllave, turke, greke dhe rumune vullnetin e tij për rezistencë ndaj sulmit italian

  • 16 February 2019 - 19:48
'Le Populaire' (1939) / Mbretit Zog u pohoi legatave britanike, franceze, amerikane, jugosllave, turke, greke dhe rumune vullnetin e tij për rezistencë ndaj sulmit italian

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Shkurt 2019

Image

 

“Le Populaire” ka botuar, të shtunën e 8 prillit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e mbretit Zog dërguar asokohe legatave britanike, franceze, amerikane, jugosllave, turke, greke dhe rumune mbi sulmin e territorit shqiptar nga forcat ushtarake italiane, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

[Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France]
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbreti Zog pohon vullnetin e tij për rezistencë

 

Londër, 7 prill.

 

Një telegram nga Tirana, i cili arriti në Londër gjatë mbrëmjes, njofton se Mbreti Zog i Shqipërisë ka lajmëruar personalisht legatat britanike, franceze, amerikane, jugosllave, turke, greke dhe rumune mbi sulmin e territorit shqiptar nga forcat ushtarake italiane.

 

Mbreti Zog u tha gjithashtu përfaqësuesve të huaj diplomatikë se qeveria e tij kishte vendosur të mbrojë tokën shqiptare me të gjitha forcat që ka në dispozicion dhe se lufta vazhdon me frymën më të madhe të rezistencës nga ana e trupave mbretërore shqiptare.

 

Së fundi, Mbreti Zog u kërkoi ministrave të jashtëm të informojnë qeveritë e tyre përkatëse “se sulmet italiane përbëjnë një shkelje formale të të gjitha traktateve dhe marrëveshjeve ekzistuese midis Shqipërisë dhe Italisë”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-populaire-1939-mbreti-zog-u-pohoi-legatave-britanike-franceze-amerikane-jugosllave-turke-greke-dhe-rumune-vullnetin-e-tij-per-rezistence-ndaj-sulmit-italian/

 

(Kosova Sot)