'Le Radical' (1914) Deklarata e Princ Vidit, para ngritjes në fron, për popullin shqiptar
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shkurt 2019
“Le Radical” ka botuar, të premten e 13 marsit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para ngjitjes së tij në fron, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Në Shqipëri
Një deklaratë nga mbreti
Durrës, 12 mars. – Nesër në mëngjes do të publikohet shpallja e mëposhtme e mbretit për popullin :
“Shqiptarë,
Sot, Shqipëria e lirë dhe e pavarur hyn në një histori të re. Fati i vendit i është besuar mbretit, urtësisë së qeverisë dhe virtyteve të patriotëve. Rruga përpara është e gjatë dhe plot pengesa, por asnjë pengesë nuk është e pakalueshme për një popull që ka tradita të famshme në historinë e lashtë dhe i cili, si ju, ka (ka pasur) një vullnet të madh për të punuar dhe përparuar. Detyra jonë dhe ajo e pasardhësve tanë do të jetë gjithmonë kërkimi për mirëqenien e kombit, me të gjitha forcat tona. Frymëzuar nga këto ndjenja, ne kemi pranuar nga duart tuaja kurorën e Shqipërisë.
Shqiptarë,
Ndërsa ngjitemi në fron, ne presim që të gjithë ju të nxitoni rreth mbretit tuaj dhe të punoni me ne për përmbushjen e aspiratave kombëtare.”
https://www.darsiani.com/la-gazette/le-radical-1914-deklarata-e-princ-vidit-para-ngjitjes-ne-fron-per-popullin-shqiptar/
(Kosova Sot)