E rëndë në këtë vend, 16-vjeçari vret prindërit dhe motrën pas një sherri

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 16:49
E rëndë në këtë vend, 16-vjeçari vret prindërit dhe motrën pas një sherri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një 16 vjeçar ka vrarë prindërit dhe motrën pas një sherri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi prindërit i morën celularin dhe kompjuterin, duke çuar në një zënkë mes tyre.

Ka qenë vetë 16-vjeçari që ka lajmëruar policinë, i cili tha se kishte përdorur armën e të atit. Sipas raportit të hetuesve, vrasësi pretendonte se kishte një marrëdhënie të keqe me prindërit e tij birësues.

Pasi ka kryer krimin, 16-vjeçari ka hyrë në kuzhinë, ka ngrenë drekë dhe ka shkuar në palestër sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Të tre trupat u gjetën tashmë në gjendje dekompozimi në shtëpinë e familjes, që ndodhet në lagjen Vila Jaguara.


(Kosova Sot Online)