Do të bëheni me bebe së shpejti? Gjërat esenciale të cilat ju duhen

  • 18 October 2018 - 11:46
Do të bëheni me bebe së shpejti? Gjërat esenciale të cilat ju duhen
 

Zbulimi se jeni shtatzënë është një moment që do t’jua ndryshoj jetën juve dhe partnerit. Por, si mund të siguroheni që jeni gati kur bebja të arrijë në jetë?

Pasi ta keni zbuluar fillimisht, ju ndoshta do të mendoni për të gjitha gjërat që të jeni të përgatitur- që nga caktimet e testeve mjekësore e deri tek regjistrimin e fëmijës në shkollë.

Sidoqoftë, përgatitja për arritjen e bebes nuk duhet të merret aq me stres. Gjëja më e mirë për periudhën e gjatë të pritjes është se ju jep juve kohë që të paktën të përgatiteni fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht për lindje.

Katër këshillat që të përgatiteni për arritjen e fëmijës në jetë:

Bëjeni gati planin e lindjes

Edhe pse asnjë lindje nuk shkon ashtu siç është planifikuar, të shkruani një plan të lindjes siguron të rritë ndjesinë e paqes dhe kontrollit.

Duke bërë një plan të lindjes mund të jetë një nga gjërat më të lehta, madje ju mund të përdorni edhe modele të krijuara në internet.

Nëse keni kompletuar planin tuaj të lindjes dhe jeni të kënaqur me rezultatet, ju do të dëshironi t’ia tregoni personave adekuatë, ashtu që ato do ju sigurojnë se ato janë në gjendje të sigurojnë gjithçka që ju duhet gjatë procesit të lindjes.

Bëni gati çantat

Sigurohuni se çanta është gati që nga java e 36-të. Kështu do të jeni gati kurdo që fëmija vjen në jetë.

Një zgjedhje e mirë do të ishte t’i paketoni dy çanta: një për procesin e lindjes menjëherë pasi fëmija do të vijë në jetë; dhe një tjetër për qëndrimin në spital gjatë lindjes. Kjo do t’jua bënte më të lehtë gjetjen e gjërave të duhura në momentet e duhura.

Mund të merrni me vete edhe gjëra tjera personale që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë siç janë muzika, jastëkët, pizhamet, krehër flokësh si dhe produkte të tjera esenciale kozmetike dhe shëndetësore.

Rruga për në spital…

Nëse jeni në periudhën e paralindjes, është e vlefshme nëse provoni një rrugë direkte deri në qendrën e lindjes dhe planifikoni një rrugë alternative vetëm në rast se trafiku është i ngarkuar ose rrugët janë te mbyllura.

Gjeni parkingun dhe mbani mend se ju do të qëndroni aty për ndoshta deri në 24 orë. Sigurohuni se dini mirë se ku është hyrja nëse arrini me vonesë.

Përgatiteni trupin

Procesi i lindjes kërkon fuqi dhe qëndrueshmëri, kështu që është e rëndësishme ta bëni gati trupin. Bëni lëvizje të lehta gjatë shtatzënisë, në mënyrë që ta përgatitni trupin.

Ushtrimet joga do t’ju ndihmojnë për procesin e frymëmarrjes gjatë lindjes. 

(Kosova Sot)